Në qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 656 nga 1282 kuti votimi, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban një avantazh të ndjeshëm ndaj kundërshtarit kryesor, Koalicionit Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).
Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, PS ka grumbulluar 104,446 vota, që përbëjnë 48.2% të totalit, ndërsa PD-ASHM ka marrë 75,792 vota ose 35.0%. Diferenca mes dy forcave politike është 28,654 vota.
Ndërkohë, forcë e tretë politike në këtë qark rezulton Partia Mundësia, me 10,641 vota, që përfaqësojnë 4.9% të votave të numëruara.
Rezultatet e deritanishme sipas subjekteve politike:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 104,446 vota – 48.2%
Koalicioni PD–ASHM: 75,792 vota – 35.0%
Partia Mundësia: 10,641 vota – 4.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 6,660 vota – 3.1%
Partia Socialdemokrate (PSD): 7,351 vota – 3.4%
Lëvizja Bashkë: 5,895 vota – 2.7%
Koalicioni Euroatlantik (KEA): 3,572 vota – 1.6%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1,034 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA): 388 vota – 0.2%
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 512 vota – 0.2%
Aleanca Demokracia e Re (ADR): 248 vota – 0.1%
Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa pritet që dinamika e rezultateve të qarkut më të madh në vend të ketë ndikim vendimtar në ndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvend.


