Misioni i OSBE-ODHIR teksa vijon të mbajë një konferencë për shtyp komentoi situatën në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në deklaratën e tyre ata vlerësojnë se dita e zgjedhjeve përgjithsësisht ishte e qetë, por të shumta ishin rastet që u shënuan një sërë incidentesh.
Përfaqësuesja e OSBE-ODHIR, Farah Karimi nënvizoi se incidentet përfshinë dhe debate mes kandidatëve.
“Fushata u përqëndrua te sulmet personale mes kandidatëve dhe liderëve, duke i qëndruar larg debatit për programet e partive. SPAK nga ana tjetër luajti një rol pozitiv për luftën ndaj krimeve zgjedhore në kuadër të platformës së bashkëpunimit me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me Parlamentin e ri dhe me të gjitha partitë që morën pjesë në këtë proces zgjedhor”, tha Karimi.
Gjithashtu u fol dhe mbi disa pika të konstatimeve që përfaqësuesit kryen në procesin zgjedhor.
“Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të polarizuar, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet. Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve. Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim”, thuhet në fjalën e një prej përfaqësuesve të OSBE-ODHIR-it.


