Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur te Petro Nini në Tiranë.
Një konflikt mes disa personave ndodhi në këtë zonë pasi, demokratët dhe anëtarë të koalicionit “ASHM” pretendonin se socialistët po kryenin krime zgjedhore.
“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë. E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe.
Braçe e mbylli fjalën e tij duke thënë se padijenia është gjë e rëndë.
Në lidhje me këtë situatë partia Demokratike pretendon se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale dhe se aty janë shpërndarë para.
Por socialisti Braçe ka deklaruar dhe më herët se kjo është një zyrë pune, ndërsa ai vijon të ndodhet brenda saj.


