Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Rrugën B në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje po me thikë.
Burime brenda hetuesisë bëjnë të ditur se pas sulmit ndaj vajzës, autori ka marrë plagë të rënda nga të cilat ka humbur jetën në vendngjarje. E lënduara dyshohet se ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kosovës është informuar për rastin dhe ka nisur hetimet, pritet një konfirmimi zyrtar nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

