Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

    May 9, 2025

    Kancelari i ri, Friedrich Merz, premtoi një ndryshim të madh. Çfarë presin gjermanët dhe cilat janë reagimet e para pas ardhjes së tij në pushtet?

    Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu. Ishte më shumë një dështim sesa një sukses. Friedrich Merz dështoi në raundin e parë, ndërsa kancelar u zgjodh në raundin e dytë tëvotimit më 6 maj në Bundestag. Në raundin e parë nuk i mori votat e të gjithë deputetëve të koalicionit të tij CDU/CSU dhe SPD. As në raundin e dytë nuk votuan të gjithë nga këto parti, por megjithatë fitoi shumicën e domosdoshme. Sidoqoftë, kancelarët gjermanë gjithmonë janë zgjedhur në votimin e parë. Zgjedhja në raundin e dytë e dobëson Merzin që në fillim.

    Nuk ka entuziazëm, as ndonjë rritje të madhe besimi se ky është një fillim i madh i një qeverie të suksesshme. Kështu e sheh shumica e qytetarëve, sipas një sondazhi aktual të opinionit publik të kryer nga Deutschlandtrend i ARD.

    Instituti Infratest dimap pyeti gjithsej 1325 qytetarë në moshë madhore me të drejtë vote për mendimin e tyre më 5 dhe 6 maj.

    Merz ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij
    Friedrich Merzu bë kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë. Por shumë veta pyesin veten nëse ai është vërtet zgjedhje e mirë. Plot 59 për qind e qytetarëve besojnë se nuk është. Vetëm një e treta e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për të.

    Të anketuarit nuk kanë një mendim të veçantë as për disa ministra. Ministri i ri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), pati rezultate të dobëta, sepse 42 për qind e shohin atë si një zgjedhje të keqe, ndërsa 35 për qind mendojnë se ai është një zgjedhje e mirë.

    I vetmi ministër që merr mbështetje të madhe ështëBoris Pistorius. Plot 73 për qind e të anketuarve besojnë se socialdemokrati dhe ish-ministri i Mbrojtjes është njeriu i duhur për këtë pozicion.

    Pse Merz pati rezultate kaq të këqija? Ndoshta sepse shumë njerëz ende janë të pakënaqur me të për shkeljen e premtimeve të shumta menjëherë pas zgjedhjeve. Ai pati pranuar të votojë bashkë me AfD, ndërsa menjëherëpas votimeve ai kërkoi që të ndryshonë rregullat e futjeve në borxhe, gjë që më parë e ka kundërshtuar.

    Mungesa e ndryshimeve
    Edhe pse mbizotëron atmosfera negative ndaj qeverisë, vlerësimi ndaj partive nuk ka ndryshuar shumë. Në pyetjen e zakonshme se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, kristiandemokratët (CDU/CSU) do të forcoheshin vetëm pak dhe do të merrnin 27 për qind. SPD mbetet në 16 për qind. Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 23 për qind mbetet forca më e fortë opozitare. Të Gjelbrit dhe të Majtët janë pothuajse të barabartë – 11 dhe 10 për qind. Aleanca e Sahra Wagenknecht (BSW) dhe FDP mbeten nën pragun zgjedhor.

    Në fillim të majit, Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) e klasifikoi partinë AfD si një parti e vërtetuar ekstremiste të djathtë. Partia ngriti një padi kundër vlerësimit, por Zyra pretendon se ka mbledhur prova për vite me radhë dhe se ka prova të mjaftueshme se qëllimet e AfD janë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor. (Për momentin Zyra aFederale e ka pezulluar përkohësisht klasifikimin e partisë si “sigurisht ekstremiste e djathtë”, shën.red.)

    67 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë vlerësim nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. AfD mund të vihet nën mbikëqyrje nga agjencitë e inteligjencës – duke përfshirë monitorimin e komunikimeve dhe lëvizjeve të individëve. Të gjitha partitë e tjera parlamentare përjashtojnë bashkëpunimin me AfD-në, edhe nëse pak më pak se gjysma e të pyeturve do të pranonin miratimin e ligjeve dhe rregulloreve që do të mbështeste edhe kjo parti populiste.

    Por nuk është e pranueshme që ata të marrin pjesë në qeveri, madje as në organet parlamentare, në të cilat, sipas rezultatit të zgjedhjeve, ata mund të kenë anëtarët e tyre.

    Megjithatë, shumë qytetarë ndajnë pikëpamjet politike të AfD-së. Midis mbështetësve të partisë, dominon qartë mendimi se temat e saj janë më të rëndësishme sesa etiketimi i partisë si ekstremiste. Mbështetja për qëndrimin anti-migracion është veçanërisht e përhapur – me këtë politikë pajtohen 45 për qind e qytetarëve në të gjithë vendin.

    Ndalimi i AfD-së?

    Në Gjermani, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është: a duhet të ndalohet AfD-ja? Është një procedurë e ndërlikuar ligjore që ka dështuar disa herë në raste të tjera.

    Pavarësisht këtij pragu shumë të lartë për ndalimin e një partie politike, hulumtimet tregojnë se 43 për qind e të pyeturve janë në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 47 për qind janë kundër. Shumica e mbështetësve të ndalimit janë midis votuesve të të Gjelbërve, të Majtës dhe SPD-së.

    Mjaft me krimet naziste?

    8 maji shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjithë Evropën. Në këtë përvjetor është shtruar pyetja: A duhet të “vendosim një vijë” nën krimet naziste?

    AfD-ja e ka kërkuar shpesh këtë. Sipas Deutschlandtrend, pothuajse gjysma e mbështetësve të partisë besojnë se “është thënë shumë” për krimet e nazizmit. Vetëm nëntë për qind mendojnë se nuk flitet mjaftueshëm sa duhet për këto krime.

    Votuesit e partive të tjera mendonjë ndryshe – vetëm një përqindje e vogël (midis 8 dhe 16 për qind) besojnë se përkujtimet duhet të ndalen. Në prag të përkujtimit të përfundimit të Luftës që filloi Gjermania naziste, ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm./DW

    https://radar.al/si-mund-te-parandalohen-sulme-me-thke/

    Hera e parë në histori/ Anglia do ketë 6 skuadra në Ligën e Kampioneve

    Tregu i pronave/ 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme

    Drejt dështimit për herë të 13, sot mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për konstituimin

    11 Maji/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Mesazhet e Ramës dhe Berishës

    CDU CSU Friedrich Merz gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.