Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbi 800 forca në terren, 6 ditë pa gjurmë, vijon operacioni gjigant për gjetjen e 29-vjeçarit në Klos

    May 8, 2025

    Kanë kaluar gjashtë ditë nga rrëshqitja masive e dheut në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së pasurimit të kromit në Klos, ku 29-vjeçari Ardit Beshiri u zhduk teksa punonte me ekskavator. Pavarësisht angazhimit të mbi 800 forcave nga institucionet shqiptare dhe kosovare, trupi i të riut ende nuk është gjetur.

    Ngjarja ndodhi më 3 maj 2025, rreth orës 14:30, kur një masiv dheu u shkëput në një gjatësi rreth 2 kilometra dhe përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri. Rrëshqitja është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 6 kilometrash, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë operacionin e kërkim-shpëtimit.

    Në terren janë angazhuar dhjetëra struktura shtetërore, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si dhe mbi 500 vullnetarë nga komuniteti lokal. Dy ekskavatorë janë futur në një segment rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes për të ndihmuar në gërmime.

    Për shkak të kompleksitetit të situatës, me ndërmjetësimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, më 7 maj operacionit iu bashkua edhe një ekip i specializuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe dy qen kërkimi.

    Përpjekjet për të gjetur Ardit Beshirin vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet deklarojnë se operacioni do të vazhdojë deri në momentin e lokalizimit të trupit të pajetë.

    29-vjecari Ardit Beshiri Klos miniere
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.