Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lideri i serb, Dodik do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë

    May 8, 2025

    Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marrë pjesë në Ditën e Fitores, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

    Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në aeroportin “Sheremetjevo”, Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA.

    Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që kanë shkuar në Moskë për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores.

    Një ditë më parë në Moskë ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit Popullor të entitetit serb të Bosnjës, Lista Sërpska, Nenad Stevandiq, i cili sot pritet të takohet me zëvendëskryetarin e Këshillit të Federatës së Rusisë (dhoma e sipërme e parlamentit), Konstantin Kosaçov.

    Për Dodikun, Stevandiqin, dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar.

    Megjithatë, këta dy zyrtarë kanë udhëtuar jashtë vendit edhe më herët, dhe Dodik, që nga lëshimi i fletarrestimi, ka vizituar tashmë një herë Moskën dhe është takuar me Putinin.

    Në Moskë ka mbërritur më 7 maj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa është parashikuar që më 9 maj të zhvillojë një takim bilateral me Vladimir Putinin, njoftoi Kremlini.
    Vendimin për të marrë pjesë në paradën me rastin e Ditës së Fitores më 9 maj, Vuçiçi e bëri publik në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me Putinin.

    Njoftimet për vizitën e mundshme të presidentit serb në Rusi kanë nxitur reagime edhe nga institucionet evropiane.

    Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media më 29 prill deklaroi se “është në dorën e presidentit të Serbisë vendimi për të udhëtuar në Moskë”, por shtoi se nëse Vuçiç e realizon këtë vizitë, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm në rrugën evropiane”.

    Nga liderët evropianë, përveç Vuçiqit, pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i njohur për qëndrimet e tij pro-Kremlinit. Në Rusi ka mbërritur edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping./REL

     https://radar.al/po-punonin-per-te-lidhur-energjine-ne-nje-qender-votimi-humb-jeten-elektricisti-plagosen-2-te-tjere/

    Millorad Dodik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Alegri kërkon një “bomber” të gatshëm te Milani, emrat në radarin e Tares

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.