Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaçëm mësohet se ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s.
Kujtojmë se Morina akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar criminal, të udhëhequr nga personazhi i njohur i krimit Durim Bami.
Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një dosje me 26 faqe përgjime, të siguruara përmes aplikacionit të komunikimit të koduar “Sky ECC”, të cilat sipas Prokurorisë implikojnë Morinën në veprimtarinë kriminale.
Sipas SPAK, Altin Morina mësohet të ketë bashkëpunuar me Durim Bamin dhe një tjetër person I referuar si “Drejtori”, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit.
Pavarësisht akuzave, mbrojtja e Morinës thuhet se ka kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se ai nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të përmendur në dosje.


