TIRANË– Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar.
Altin Morina u vendos në pranga nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë, teksa ndodhej së bashku me një person tjetër.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK./Radar.al
Dokumente false/ Detaje të reja nga arrestimi i bashkëpunëtorit të Durim Bamit
Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël