TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë.
Bëhet me dije se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër, ndërkohë zbulohet se Altin Morina kishte me vete edhe një armë zjarri dhe dokumeta false.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.”- thuhet në dosjen e SPAK.
Morina akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit./Radar.al
Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël