Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Kurbin, ku një automjet ka përplasur tre persona, përfshirë dy këmbësorë dhe një shitëse ambulante. Sipas policisë, një shtetase 45-vjeçare, identifikuar si A.Z., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka shkaktuar aksidentin pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin.
Në aksident u përfshinë këmbësorët D.D., 21 vjeçe, E.R., 39 vjeç, dhe shitësja ambulante A.Gj., 18 vjeçe. Të tre të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve të fundit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes.


