Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për sot 11 Qershor 2026

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dosje tronditëse të KGB-së hedhin dritë mbi momentet e fundit të Hitlerit, publikohen për herë të parë

    May 1, 2025

    Në 80-vjetorin e vdekje së Adolf Hitlerit, shërbimi sekret rus ka deklasifikuar për herë të parë dokumente sekrete që detajojnë momentet e fundit të diktatorit nazist. Publikimi përfshin prova fizike, si fragmentet e nofullës së djegur dhe dhëmbët e tij të kalbur – që konfirmojnë vetëvrasjen me cianur – si dhe dëshmitë origjinale të ndihmësve të tij më të afërt, të marra nga sovjetikët pas përfundimit të luftës.

    Sipas këtyre dokumenteve, Hitleri vrau veten nga frika se mos kapej gjatë një arratisjeje të pamundur nga Berlini, ndërkohë që ishte fizikisht i rrënuar dhe psikologjikisht i thyer. Dëshmitari kryesor, Heinz Linge, tregon detaje tronditëse mbi mënyrën sesi u përgatit vetëvrasja, djegia e trupit dhe gjendja mendore e Hitlerit në momentet e fundit. Po ashtu, për herë të parë, është publikuar dëshmia e teknikut dentar që identifikoi kufomën nëpërmjet urave dhe mbushjeve dentare të veçanta.

    Dosja përfshin edhe një strategji psikologjike sovjetike për të thyer heshtjen e ndihmësve nazistë: ata përdorën një kriminel lufte gjerman për të bindur Otto Gunsche që të dëshmonte, duke e liruar nga betimi ndaj Hitlerit pas vetëvrasjes së tij.

    Pamjet arkivore, të shfaqura në kanalin “Zvezda TV”, tregojnë pjesë nga nofulla e Hitlerit dhe përshkruhen si “grimca të së keqes universale”. Këto publikime i japin fund një kapitulli të errët të historisë me burime autentike që deri më sot qëndronin të mbyllura në arkivat e KGB-së.

    dosje Hitleri KGB vdekja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për sot 11 Qershor 2026

    June 11, 2026

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.