Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Evropa armatoset/ Mbi gjysma e vendeve të BE-së rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake

    May 1, 2025

    Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të riarmatimit, teksa më shumë se gjysma e vendeve anëtare kanë kërkuar përdorimin e një klauzole emergjente që u lejon të rrisin ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes pa shkelur rregullat fiskale të bllokut.

    Komisioni Evropian ka njoftuar se 15 vende anëtare, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, do të përfitojnë nga një përjashtim i posaçëm që u lejon të investojnë deri në 1.5% të PBB-së në mbrojtje, për katër vitet e ardhshme, pa u penalizuar për deficit apo borxh të lartë.

    Kjo lëvizje vjen në sfondin e presioneve në rritje për të përballuar sfidat e sigurisë që kanë ardhur nga lufta në Ukrainë dhe paralajmërimet e përsëritura nga administrata Trump për një Evropë që duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

    “Ne jemi në një epokë riarmatimi. Dhe Evropa është gati të rrisë masivisht shpenzimet e saj të mbrojtjes,” tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të paketës së re mbrojtëse në mars.

    Lista e vendeve që kanë shprehur gatishmërinë për të shfrytëzuar këtë hap përfshin gjithashtu Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, vendet baltike, Greqinë, Kroacinë, Çekinë, Bullgarinë e të tjera. Të gjitha së bashku mund të injektojnë qindra miliarda euro në sektorin e mbrojtjes deri në vitin 2030.

    Komisioneri Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, nënvizoi se BE-ja mbetet e hapur për kërkesa të mëtejshme, teksa shtetet anëtare synojnë të përshpejtojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake.

    armatosje Bashkimi Evropian shpenzimet ushtarake
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    June 13, 2026

    Këmbimi valutor 13 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.