Trafik i rënduar është shënuar sot në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën e Vorës, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm dhe për disa segmente është ndalur plotësisht.
Qytetarët raportojnë se janë detyruar të presin për më shumë se dy orë në rradhë, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për shkaqet e bllokimit. Dëgjohen sirena të ambulancave dhe makinave të policisë që lëvizin me vështirësi mes trafikut të dendur.
Zgjerimi në vijim i autostradës dhe nisja e sezonit veror konsiderohen ndër faktorët që mund të kenë ndikuar në rëndimin e situatës. Ekspertët parashikojnë se fluksi i mjeteve do të shtohet edhe më tej me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve gjatë muajve të ardhshëm.


