Një ngjarje e papritur ka ndodhur për ish-konkurrenten e “BBVA”, Mikela Pupa e cila zbuloi se ka pësuar askident së bashku me vogëlushen e saj.
Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjet, Mikela shkruan se vetëm brenda kësaj jave ajo është aksidentuar 2 herë.
Ndërsa më tej zbulon se është në gjendje të mirë shëndetësore por shumë e frikësuar sepse ajo kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe.
Ish-banorja e “BBVA2” u kërkon drejtuesve të automjeteve të ndryshme që të tregohen më të kujdesshëm
“Këtë javë dhe unë kam bërë 2 aksidente . Çdo gjë është shumë mirë shyqyr zotit, dhe makinën e mora sot nga servisi. Por…Psee more njerëz nuk respektoni asnjë rregull sidomos në rreth-rrotullim që jeni të gjithë në garë kush makinë e fut ‘turirin’ e para…Unë u tremba shumë të them të drejtën dhe akoma s’e kam marrë veten sepse ne të 2-ja aksidentet kisha dhe vajzën në makinë ….Ju lutem!!!!! Udhëtoni me kujdes” shkroi Mikela në Instastoryt e saja.



