Igli Hasani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, është nisur drejt Republikës së Koresë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim bashkëpuniminn në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut.
Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.


