Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “S’dal para teje kur vjen puna tek Amerika”, Rama i kthehet Bashës

    April 3, 2025

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka vijuar sot replikat me drejtuesin politik të koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, të titulluar “Zgjimi i Lulit (episodi 10)”, Rama ironizoi Bashën duke theksuar se vetëm ai i di tamam punët e Amerikës.

    Rama iu përgjigj pretendimit të Bashës, sipas së cilit kryeministri nuk ka dhë asnjë koment mbi kthimin e ekspertëve të SHBA-së në SPAK.

    Pjesë nga video-komunikimi:
    Taulanda: Përshëndetje…

    Basha: Nuk është Rama…

    Rama: Pupupu përgjumesh fare.. Si mër Lul nuk është Rama si? Po edhe Bufi e di që ku je ti është edhe Rama mër Lul, jo mo mos ta di Taulanda… Përshëndetje Taulanda, urime për guximin dhe aman, mos ma lej të shkoje herët me flejt ai robi im aty…

    Basha: Shumë të rinj te Instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live.

    Rama: O Lul po ti ke ftu ata të rinjtë aty dhe flet me të rinjtë në ekran, po aman mër burrë aman, kthehu ke ata që ke aty se s’ka lezet…

    Basha: Ore ti e ke në terezi. Jo nuk e kam fare në terezi, as unë as njerëzit. Po ta kisha në terezi nuk futeshim në këtë betejë.

    Rama: Bravo, mire ia the, dhe ça beteje se…

    Basha: Ti je bashkë me Ramën në marrëveshje.

    Rama: Ik ore thuaji atij, s’kam nevojë të bëj marrëveshje me Ramën se Ramën e mund edhe në gjumë, e mbys fare…

    Basha: Më ke ngatërruar me shokun Sali. Ai bashkoi votat me Ramën.

    Rama: Ja prapë! Shoku i thotë Bufit!!! Dje doktori sot shoku… Po si mër Lul shoku, nc nc nc…

    Basha: Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. E pyeta “Pse mo Ramë s’i kthen përgjigje njerëzve, ti the u tërhoqën, ata janë në SPAK.” Kaq shumë është mërzitur, seç ka bërë një montazh dje për të më kthyer përgjigje po punën e SPAK se përmend fare.

    Rama: Unë ta kam kthyer përgjigjen po se ke pas mendjen, madje te kam thënë që s’dal para teje kur vjen puna te Amerika se ti i di tamam punët e Amerikës… Amerika ty të ka ktu.. Thua ti është kthyer fuqishëm, me siguri kështu duhet të jetë.

    Basha: ‘Të ka ikur truri, bëj ndonjë vizitë’. Truri ju ka ikur ju që vazhdoni dhe votoni Ramën. Shikoni programin tonë dhe kandidatët tanë dhe më 11 maj mos i thoni trurit mirupafshim, vendoseni në punë dhe votoni koalicionin euroatlantik.

    Rama: Ahahahah… Po mos e teprove pak që i thua shumicës së shqiptarëve ju ka ikur truri pse votojnë për mua apo e meritojnë thuaj?! Unë mendoj se e teprove pak si shumë, po punë e madhe, ti gjumin në xhep e ke… Fli gjigand fli…, oçe-oçe!

    amerikanet Edi rama lulzim basha spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.