Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I moshuari në azil nuk u v*a nga shoku? Detaje të reja nga hetimet

    April 2, 2025

    Pas vrasjes së 82-vjeçarit Virxhil Vesho në 8 gusht 2024, humbi jetën në spital edhe Zyhdi Shehu, i moshuari që u akuzua si autor. Ai ishte i sëmurë, i papërgjegjshëm për të thënë të vërtetën e tij rreth ngjarjes për të cilën e akuzuan.

    Sot e kësaj dite, vrasja e Virxhil Veshos në azilin privat ‘Ruaje Jetën’ mbart ende mjaft mister. Ngjarja u tentua të fshihet nga azili privat. Për këtë arsye janë ende nën hetim 2 punonjëse. Dyshohet se ato kanë tentuar të fshehin provat dhe kanë tjetërsuar vendngjarjen. Policia është lajmëruar për ngjarjen vetëm pasi punonjësi i shërbimit funeral konstatoi shenjat e dhunës në trupin e të ndjerit.

    “Nga kqyrja e kufomës së shtetasit Virxhil Vesho është konstatuar se ky shtetas ka plagë të shumta në pjesën e kokës, kryesisht në krahun e majtë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Në lidhje me dëmtimet trupore apo shkakun e vdekjes së shtetasit Virxhil Vesho është përpiluar dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.”

    “Unë, si avokat i personit që ka qenë i dyshuar në atë çështje, kam ngritur dyshimin e arsyeshëm që nuk mund të ishte ai autori për një fakt shumë të thjeshtë, sepse vuan nga sëmundja e Parkinson-it në një gjendje të rënduar. Është një person që lëvizte me bastun dhe që është një person që kur është ndaluar, nuk ka firmosur pasi nuk mbante dot stilolapsin. Një person që nuk mban dot stilolapsin, si mund t’i shkaktojë pasoja të tilla një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

    Veprimet e mëtejshme hetimore ngrenë pikpyetje të forta nëse i akuzuari ishte në gjendje fizike të kryente vrasjen. Është e vërtetë se ai është i paaftë edhe të ushqehet vetë, pasi nuk mund të mbante lugën në dorë. Nga ana tjetër, edhe në polici kur u ndalua, nuk arriti të mbajë stilolapsin për të firmosur.

    “Me ato simptoma të rënduara, që nuk mban dot një stilolaps, nuk mban dot lugën, por ushqehet nga persona të tjerë, të ketë një forcë goditëse mbi 10-15 herë me një bastun që t’i shkaktojë pasoja fatale një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

    Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë thuhet se viktima kishte plagë të shumta në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Për këtë është kërkuar ekspertiza mjekoligjore. Sot e kësaj dite, pala mbrojtëse nuk ka ende në dorë aktin e ekspertimit.

    “Është caktuar një masë sigurie për autorin e dyshuar, i cili, në kundërshtim me vendimin e gjykatës që duhet të shkonte në një spital psikiatrik dhe urdhrin ekzekutiv të prokurores që duhej të shkonte në spitalin e burgut te Nënë Tereza, është dërguar në Shënkoll, ku nuk ka pasur shërbimin e duhur mjekësor. Ka rënduar dhe është dërguar në QSUT, ku ka humbur jetën,” u shpreh avokati, Alban Qato.

    Të dy familjet që humbën të afërmit e tyre kërkojnë drejtësi. Ata presin që institucionet të zbardhin të vërtetën mbi atë që ndodhi brenda mureve të azilit privat. Ne iu drejtuam Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sqaron se ngjarja është ende në hetim.

    “Për sa i takon ngjarjes së datës 08.08.2024, ku ka humbur jetën shtetasi Virxhil Vesho, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal me nr. 5020, datë 09.08.2024, për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, parashikuar nga nenet 76 dhe 301 të Kodit Penal, pa emër autori të regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale.”

    Pra, pavarësisht arrestimit në momentet e para të Zyhdi Shehut si të dyshuar, nga kjo përgjigje e prokurorisë kuptohet se autori mund të jetë dikush tjetër dhe kjo po hetohet. Situata bëhet edhe më serioze nëse kemi parasysh përpjekjet e punonjëseve të azilit për fshehjen e ngjarjes…/TCH/

    azil vrasja Zyhdi Shehu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.