Në një lidhje telefonike për “News 24”, 17-vjeçari që u plagos nga bashkëmoshatari i tij me mjet prerës thikë, ka dëshmuar rreth ngjarjes së rëndë.
Gjatë fjalës së tij ai shprehet se nuk njihej fare me autorin, madje ata nuk ishin as në të njëjtën shkollë.
Më tej, njëjtë siç deklaroi dhe babai i tij, 17-vjeçari sqaron se ngjarja ka ndodhur më 22 mars.
Ndërsa më tej theksonse me të dashurën e autorit nuk kishte asnjë lidhje, duke shprehur se ishte ajo që i kishte buzëqeshur dhe nuk kishte treguar pasi e kishin kërcënuar.
Ai shton se u mundua ta sqaronte situatën me autorin por ai erdhi mbas krahëve dhe e goditi.
“Autorin e njoh, por nuk jemi të afërt. Nuk jemi në të njëjtën shkollë. Me vajzën në fjalë nuk kam lidhje. Në datë 22 mars kam qenë duke ecur me shokët në rrugë dhe në atë moment ajo më buzëqeshi. Pak minuta më vonë, ai erdhi pas krahe dhe më goditi. Unë u mundova ta sqaroja se nuk kisha lidhje me të por nuk më dëgjoi. Unë nuk kam treguar për sherrin në datën 22 mars sepse më kërcënuan për familjen. Pasi dola nga e dashura ai më preu rrugën dhe më goditi. Ai i ka dërguar sms gjithashtu ish-të dashurës time. Unë nuk kam pasur thikë me vete. Në atë moment gjeta dy shkopa në tokë dhe e godita. Ai më thonte se e mori hakun”, është shprehur ai.


