Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026

    TIRANË– Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos është shprehur kundër iniciativës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje.

    Gjatë një interviste për Atlantic Council, ajo theksoi se nuk e mbështet këtë nismë, duke shtuar se vendet duhet të jenë anëtare të plota të BE-së.

     Sipas saj, ose je anëtar i Unionit me të drejta të plota, ose nuk je.

    “Nuk ka anëtarësim “light”. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat. Ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga zoti Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse BE-ja do të ketë probleme, e dini, për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak.

    Kjo është zgjedhja e tyre. Unë nuk e mbështes këtë, sepse roli im është t’i ndihmoj ato vende të bëhen anëtare të plota të BE-së. Rregulli i thjeshtë është ky: nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Kështu është ndërtuar edhe Traktati ynë Evropian.”, tha ajo.

    Ajo foli gjithashtu edhe për ambicien e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e Unionit deri në vitin 2028.

    “E dini, zakonisht ne nuk vendosim data në procesin e anëtarësimit, sepse kjo varet vërtet nga meritat. Pra, varet nga mënyra se si vendet po japin rezultate. Por sigurisht, ne mbështesim objektiva ambicioze. Së pari për Malin e Zi, është e mundur që ne t’i mbyllim.

    Pra, është e mundur që Mali i Zi me 650,000 banorë të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian. Është gjithashtu e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare deri në vitin 2030 ose edhe më herët. Dhe pastaj sigurisht, tani ndoshta do të kemi një vend të ri kandidat. Unë po e pres me shumë padurim.”, shtoi ajo./Radar.al

    Aleksandër Vuçiç Marta Kos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.