Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhjet e 11 majit. Ilir Meta: Së bashku heqim Ramën dhe taksat

    April 1, 2025
    Zgjedhjet e 11 majit. Ilir Meta: Së bashku heqim Ramën dhe taksat

    Kryetari i PL-së, Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjet nga qelia, kërkon votën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit.

    Në postimin e bërë në profilin e tij në facebook, Meta i cili bën pjesë në listën e kandidatëve për deputetë të “PD-AMSH”, parashtron programin e opozitës, fokusi i së cilës mbetet ulja e taksave.

    Postimi i plotë

    Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.
    Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
    Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.
    Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:
    ✅ Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
    ✅ Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
    ✅ Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
    ✅ Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
    ✅ Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
    ✅ Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.
    ✅ TVSH do ulet në 15%.
    ✅ Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
    ✅ Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
    ✅ Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.
    ✅ Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
    ✅ Akciza për birrën do jetë me dy fasho:
    600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
    ✅ Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.
    ✅ Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.
    ✅ Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
    ✅ Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
    ✅ Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
    ✅ Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
    ✅ Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.
    ✅ Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
    ✅ Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
    ✅ Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
    ✅ Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
    ✅ Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
    Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
    ✅ VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!
    ✅ VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    heqim Ramën dhe taksat ilir meta Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.