Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zhduket 55-vjeçari, ish-drejtuesi i lartë i Gardës së Republikës, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

    “Një lutje të përulur revolucionarëve”/ Rama për protestat në Zvërnec: Mos i trembni flamingot me makina dhe mbeturina tuaja

    Zjarr shkatërrues në portin e Mantës në Ekuador, digjen dhjetëra anije peshkimi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Programi i PD, Berisha: Edhe Enveri të ngrihet nga varri, nuk na pengon

    March 31, 2025
    Programi i PD, Berisha: Edhe Enveri të ngrihet nga varri, nuk na pengon

    Gjatë konferencës së sotme me gazetarët kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

    Berisha pretendon se kryeministri po kopjon programin e PD.

    Sipas Berishës Rama dështoi me strategjinë e tij duke ironizuar me krahasimet e bëra të politikanëve me kafshë, mes  tyre dhe kryedemokratin.

    Më tej kryedemokrati u bën thirrje qytetarëve të mos mashtrohen më nga Rama. Ndërsa premtoi se sa i përket programit dhe premtimeve të dhëna nga PD, pas 11 majit të gjitha do të realizohen.

    Me nuanca ironie Berisha u shpreh: 300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë,  egalizime pa prishje dhe asnjëherë.

    Berisha: Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.

    Ajo ç’ka mund tu them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim. Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua.

    Ai që gënjehet tre herë ai, i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre. 300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë,  egalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95. Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm.

    Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim. Vijmë tek premtimet e fundit. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO. Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte.

    Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte ndën 200 euro. Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 përqind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota.

    Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenc 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër. Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë do lenë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin. Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë.
    Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët 16 mln euro. Ndaj të përdorësh për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri të tjerëve, rrezikon të marrësh ndëshkime shumë të rënda. Pra e bëri krejtësisht për të shpëtuar nga pikët që po i fundoseshin, sepse mendoi se mund ti mashtrojë shqiptarët, Luli kështu, Luli ashtu. Zhabat, bretkosat, këto e ato./ Radar.al

     

     

    Berisha konference Programi i PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zhduket 55-vjeçari, ish-drejtuesi i lartë i Gardës së Republikës, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

    June 7, 2026

    “Një lutje të përulur revolucionarëve”/ Rama për protestat në Zvërnec: Mos i trembni flamingot me makina dhe mbeturina tuaja

    June 7, 2026

    Zjarr shkatërrues në portin e Mantës në Ekuador, digjen dhjetëra anije peshkimi

    June 7, 2026

    Armë dhe ko*ainë në lokalin që administronte, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.