Avokati i Mario Përlleshit, autorit të akuzuar që i mori jetën 14-vjeçarit, Martin Cani, mësohet se ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës shtrënguese ndaj të miturit.
Kërkesë mësohet të jetë bërë vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Përlleshajt për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë caktoi datën 3 prill për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshit mbi kundërshtimin e masës së sigurisë arrest në burg.
Seanca pritet të mbahet në orën 10:00.
Gjatë kësaj seance, trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin për fatin e përlleshit.
Kujtojmë se vrasja e Martin Canit e ndodhur më 18 nëntor të 2024, ishte një nga ngjarjet që tronditi mbarë vendin.
Për rrjedhojë të kësaj ngjarje të rëndë, kryeministri Edi Rama mori vendimin për të mbyllur platformën e “TikTok” , nga ku dyshohet se nisi sherri mes dy të miturve, çka përfundoi fatale për Canin.


