Detaje të reja kanë dalë në pah nga seanca paraprake e zhvilluar ndaj Mario Përlleshit për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Gjykata e Tiranës vendosi që të kalojë për gjykim çështja në fjalë.
Kujtojmë se Përlleshi akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të 2024 në afërsi të shkollës Fan Noli.
Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. Për rrjedhojë Përlleshi thueht se do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.
Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14-vjeçari.


