Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur para pak çastesh në Kamëz ku u raportua për disa të shtëna me armë zjarri.
Polcia bën me dije sei plagosur ka mbetur një 25-vjeçar i cili ndodhet në ambiente spitalore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe raporothet se i lënduari është shtetasi Mikel Xhetani. Ndërsa thuhet se po vijon puna për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.


