Familjarët e Martin Canit ditën e sotme janë paraqitur në Gjykatën penale për të marrë pjesë në senacën paraprake të autorit të ngjarjes së rëndë.
Burimet bëjnë me dije se për pak pritet të nisë seanca ndaj Mario Përlleshit e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Në një foto të siguruar nga burimet vërehen para gjykatës prindërit, të afërm dhe shoku i ngushtë i Martinit, Luis Meçe.
Sakaq kujtojmë se pas trajtimeve të nevojshme mjekësore, Luisi së fundmi është shfaqur dhe në protestat e organizuara ndaj vrasjes së 14-vjeçarit, e ndodhur kjo më 18 nëntor të 2024.
Senaca e sotme burimet bëjnë me dije se pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura. Mirëpo në seancën e fundit, prindërit e Martinit kërkuan që ajo të zhvillohet me dyer të hapura. / Radar.al


