Teksa po zhvillohet protesta për vrasjen e Martin Canit para shkollës “Fan Noli”, mes dhjetra qytetarëve është vënë re dhe prezenca e Luis Meçes.
Siç ju raportuam dhe pak më parë babai i Martini mbajti një fjalim të shkurtër përgjatë të cilit theksoi se dy muaj pas ngjarjes akoma nuk kemi një zbardhje.
Ai shton se kjo heshtje po e vret shumë familjen e tij.
Nga ana tjetër mamaja e Martinit vijon të shprehet se kërkon vetëm drejtësi për djalin e saj.


