Mamaja e Luis Meçes, shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, të miturit që humbi jetën pas një përleshje të rëndë me bashkëmoshatarin e tij Mario Përlleshin, na ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Në një intevristë për “Me Zemër të Hapur”, nëna e Luis Meçes dëshmon se ditën e ngjarjes, dikush kishte debatuar me Martinin dhe e kishte goditur duke i shkaktuar gjakderdhje nga buza.
Më tej mamaja shton se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për tu sqaruar.
Nëna e Luisit theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.
”Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes klinika më lajmëroi se të dy ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte, para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza. Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën, jo një”– përfundoi nëna e Luis Meçes.
Sakaq kujtojmë se të shumta kanë qenë deklarata të ndryshme të bëra në lidhje me ngjarjen se nga kamerat vërtetohet se autori i këtij krimi të rëndë është një dhe i vetmi, Mario Përlleshi.


