Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Liga e Kampioneve dhe titulli, lumë të ardhurash tek Interi

    March 27, 2025
    Liga e Kampioneve dhe titulli, lumë të ardhurash tek Interi

    Interi po përgatitet për sprintin final të një se zoni në të cilin është ende në garë për të gjithë trofetë e mëdhenj. Nuk është se ka nevojë për motivime, por drejtuesit duan t’i shtojnë skuadrës pak nxitje shtesë.

    Në fakt, “La Gazzetta dello Sport ka bërë llogaritë për klubin zikaltër, duke zbuluar se si çdo triumf në kampionat, Kupë apo Champions jo vetëm që do t’i çmendte tifozët nga gëzimi, por do të ndikonte tejet pozitivisht edhe portofolët e Simone Inzagit dhe skuadrës.

    Kontrata e trajnerit, e cila tashmë ishte ndryshuar me një shtesë të ndjeshme pas fitimit të titullit vitin e kaluar, përfshin një bonus prej një milion eurosh për fitimin e titullit në këtë sezon. +3 në renditje ndaj Napolit dhe +6 ndaj Atalantës tashmë po e bëjnë trajnerin të mendojë edhe për fitimet, edhe pse suksesi për dy vite radhazi ka pesë vjet që nuk përjetohet nga një skuadër në Serinë A.

    PO ME TRIPLETË? – Kjo nuk është e gjitha, sigurisht, sepse ndërsa titulli mbetet objektivi kryesor, i cili gjithashtu do ta fuste Inzagin në “Olimpin” e trajnerëve zikaltër si i pesti në histori që fiton dy radhazi pas Fonit, Herreras, Mançinit dhe Murinjos, një sukses në Kupën e Italisë dhe sidomos në Champions, nuk mund të mos jenë joshës. Sidomos kjo e fundit, dy vjet pas zhgënjimit të Stambollit, ku Interi humbi minimalisht finalen ndaj Sitit që djersiu jo pak për të ngritur trofeun.

    Edhe në këtë rast, nuk mungojnë stimujt financiarë: vlerësohet se, në rast të suksesit në të gjitha turnetë, pra, të një “triplete”, klubi do të kishte 6 milionë euro për të ndarë në organikë. Pra, ka më shumë se thjesht disa arsye të mira për të provuar të ribërë historinë, siç bëri Murinjo 15 vjet më parë.

    Por Inzagi ka thënë se Interi duhet të synojë edhe Botërorin për klub. Në rast triumfi ndërkombëtar, vetëm klubi do të arkëtonte 116 milionë euro dhe është e lehtë të hamendësohet se cili do të ishte përfitimi i Lautaros me shokë./PanoramaSport

    interi Liga e Kampioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.