GJADËR– Mesditën e kësaj të mërkure ish-kryeministri italian njëkohësisht senatori Matteo Renzi do të vizitojë qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër.
Ndërkohë pavarësisht vendimit të Gjykatës së Romës për mosdërgimin në Shqipëri të emigrantëve, qeveria italiane nuk ka hequr dorë nga vënia në funksion e kësaj qendre.
Ata po shqyrtojnë mundësinë e shndërrimit të saj në kamp riatdhesimi për azilkërkuesit e refuzuar.
Kampi i Gjadrit do të ketë këtë funksion, të paktën deri kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të përcaktojë se cilat konsiderohen vende të sigurta origjine, një listë që do të ketë fuqi për gjithë Bashkimin Europian.
Theksojmë se marrëveshja për emigrantët u nënshkrua nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni më 22 Shkurt 2024./Radar.al
Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale


