Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Ndërrimet e Silvinjos”/ Ish-sulmuesi: Me Serbinë do e tregojë forma

    March 26, 2025
    "Ndërrimet e Silvinjos"/ Ish-sulmuesi: Me Serbinë do e tregojë forma
    Edmond KapllanI

    TIRANË– Nëse në ndeshjen me Andorrën ishte sulmi ai që shkëlqeu në ekipin kombëtar, Edmond Kapllani është personi i përshtatshëm për të dhënë opinionet e tij. Në intervistën për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i Kombëtares mendon se ndryshimet që Silvinjo bëri nga Anglia ishin të nevojshme, pavarësisht se në minutat e fundit me Andorrën duhet t’iu jepej mundësia edhe disa lojtarëve të tjerë.

    Kapllani mendon se Broja mund të luajë në çdo cep të sulmit, ndërsa Julian Shehu e fitoi “bastin” e tij, por duhet të shihet me një kundërshtar edhe më të fortë.

    Ishin të nevojshme ato ndryshimet në formacion apo thjesht Andorra ishte një kundërshtar që nuk mund të matesh se ku je?

    Ndryshimet kur luhen dy ndeshje për tri ditë, mendoj se janë të domosdoshme. Kështu që mendoj se Silvinjo me Andorrën, me zëvendësimet që bëri, i dha më shumë freski skuadrës.

    Si t’u duk vendimi i Silvinjos për të ulur në stol edhe lojtarë si Asani, Bajrami apo Ramadani, që kanë luajtur rregullisht me Kombëtaren?
    Është pak pyetje e rrezikshme. Mendoj se nuk i ka ulur në stol, por u ka dhënë mundësi lojtarëve të tjerë, duke u bazuar edhe te ndryshimet që e përmenda më sipër. Të gjithë që thirren në Kombëtare, janë gati për të luajtur. Mendoj se përveç lojtarëve titullarë, edhe ata të stolit janë po aq të rëndësishëm, sepse shumë ndeshje mund të fitohen edhe me pankinë.

    Broja, ndoshta mund të jetë më efektiv në krahë dhe sa e rrezikon formacionin Asani në ndeshjet e ardhshme?
    Broja mund të luajë në krahë, por edhe si sulmues i vetëm. Ai është lojtar që kërkon dhe ka nevojë për hapësirë. Them se mund t’i bëjë të trija pozicionet përpara. Nëse rrezikon vendi i Asanit, këtë nuk mund ta them dot, sepse për mua varet se në çfarë forme do të jenë lojtarët kur të vijë ndeshja me Serbinë. Gjithçka është e hapur. Skuadra mori ato tri pikët që ishin të rëndësishme dhe i dha mundësi Silvinjos që të ketë më shumë alternativa në zgjedhje për ndeshjet e ardhshme./PanoramaSport

    Rama ironizon opozitën: Thellohet programi madhështor (VIDEO)

    ‘Sigal Prishtina’ përballë ‘Beslidhjes’, ndeshja kualifikuese për “Liga Unike”

    Edmond Kapllani. Ndeshja me Serbine Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.