Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Braçe: Kontrolli i figurës të bëhet i detyrueshëm për administratën

    July 19, 2024

    Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë fjalës në mbledhjen e Komisionit Antikorrupsion tha se kontrolli i figurës duhet të bëhet i detyrueshëm.

    Ai thekosi se kontrolli i figurës duhet të nisë nga institucionet më të rëndësishme si Qeveria apo Kuvendi dhe deri në administratë.

    Braçe: Njohim çdo arritje të bërë në fushën e antikorrupsionit, edhe dje raporti i DASH vlerësonte faktin që është bërë përparim falë teknologjisë. Nuk e kemi nisur kot apo për shkak të hierarkisë sepse mendojmë se atje duhet adresuar problemi tek partitë dhe trupat që krijohen nga zgjedhjet e njerëzve, trupat politike brenda partive, brenda institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kuvendi, Qeveria, deri në nivelin administrativ, për ne është shumë e rëndësishme që këto trupa t’i nënshtrohen kontrollit të figurës.

    Deri tani ka qenë fakultative në vullnetin e partive politike, tani duam ta bëjmë të detyrueshëm kontrollin e figurës, duam që këto trupa t’i ruhen fort qoftë kapjes në nivelin kombëtar, qoftë edhe kapjes në nivelin ndërkombëtar.

    Ndërhyrjet e huaja keqadashëse synimin kryesor kanë kapjen e plotë të elitave politike, i kemi kushtuar një vëmendje të rëndësishme pikërisht këtij fakti kontrollit të figurës, dhe proceseve që burojnë nga këta trupa. Për shembull është Kuvendi i cili duhet mbrojtur pa më të voglin diskutim procesin ligjbërës nga klientelizmi, nga korrupsioni dhe nga kap-ja.

    Në krahun tjetër kemi një problem shumë të madh sa i takon kënetëzimit të nivelit politik të drejtimit të administratës, kemi vendosje dhe qëndrim në detyra politike në administratë që shkojnë përtej afateve logjike dhe përshtatje të afateve që i shkojnë për shtat korruptimit të zyrtarëve.

    Braçe theksoi se duhet të nxitet përkohshmëria në të gjithë nivelin politik të drejtimit të shtetit.

    Braçe: Dua të nxisim përkohshmërinë e drejtuesve politikë në të gjithë nivelin politik të drejtimit të shtetit, nuk mundet që një drejtues të shkojë 6, 8 9 vjet, nuk i nënshtrohet kontrollit dhe gjykimit me votë, por një emërimi politik që vjen nga një tjetër zyrtar politik, për këtë arsye duam përkohshmëri të qenies së tyre në detyrë, në funksionin politik që mbajnë.

    administrata Braçe figura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.