Ditën e sotme Papa Françesku u shfaq në një karrige me rrota nga ballkoni i Poliklinikës Agostino Gemelli në Romë, ku dhe përshëndeti e bekoi besimtarët që ishin duke e parë.
Një pritje e ngrohtë me plot duartrokitje dhe brohoritje nga turma e njerëzve.
“Faleminderit të gjithëve, sa të bukura janë lulet tuaja,” u shpreh Papa, duke vënë re një grua që mbante lule të verdha dhe duke e përgëzuar:
“Shoh këtë zonjë me lulet e verdha: sa e mrekullueshme.”
Në mesin e të pranishmëve ndodhej edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili ndoqi momentin e përzemërt të Papës me besimtarët.
Papa Françesku dha një bekim për të gjithë ata që ishin mbledhur për ta parë, duke shprehur mirënjohjen e tij për praninë dhe dashurinë që ai mori nga besimtarët e tij.


