Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Papa Francesku del sot nga spitali/ Vatikani: Do të përshëndesë besimtarët në meshën e së dielës

    March 23, 2025

    ITALI– Papa Francesku del sot nga spitali “Gemelli” në Romë dhe pritet të kthehet në rezidencën e tij në Santa Marta, pas 38 ditëve shtrim për shkak të pneumonisë bilaterale dhe infeksionit respirator polimikrobik.

    Por mjekët thonë se atij do t’i duhet të respektojë një periudhë pushimi dhe rikuperimi prej të paktën dy muajsh. Gjatë javës së fundit gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, por dhe vetë Papa ka dëshiruar të kthehet sa më shpejt në Vatikan.

    Pavarësisht se ka qenë i tërhequr dhe pak i dukshëm, ai ka dashur të jetë pranë besimtarëve në këtë periudhë të rëndësishme të Pashkëve, momenti më i shenjtë për të krishterët. Me daljen nga spitali, agjenda e Papës pritet të ndryshojë ndjeshëm. Pjesëmarrja e tij në ritet e Pashkëve do të varet nga përparimi i shëndetit. Për udhëtimin e planifikuar në Turqi në fund të majit, mjekët shprehen se ende nuk ka siguri nëse mund të realizohet. Gjatë fazës së rikuperimit, Papa do të shmangë takimet me grupe të mëdha, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tij.

    Mjekët konfirmuan se gjendja klinike e Papa Françeskut është e qëndrueshme prej dy javësh. Gjatë ditëve të fundit Papa Françesku nuk kishte më nevojë për maskën e oksigjenit gjatë natës, nisi të ushqehej normalisht, ndjente më shumë energji dhe u kthye në punë.

    Theksojmë se lajmi i largimit të Papa Franceskut nga spitali u dha gjatë lutjes së mbrëmjes së djeshme nga Monsinjor Giordano Piccinotti, president i APSA-s dhe u prit me duartrokitje.

    Papa do të vazhdojë terapitë e filluara në spital. Lidhur me rikuperimin e zërit, mjekët theksojnë se është e vështirë të parashikohet, por përmirësimet e fundit kanë qenë të shpejta, çka mund të sinjalizojë një kohë të shkurtër rikuperimi. Pneumonia bilaterale ka dëmtuar mushkëritë dhe ka ndikuar në muskujt respiratorë, duke ndikuar kryesisht te zëri i tij./Radar.al

    itali Papa Françesku VATIKAN
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.