ROMË– Këtë të diel të 23 Marsit, Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 Shkurt.
Bëhet me dije se Papa i sot është në moshën 88-vjeçare pritet të dalë sot nga spitali dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë.
Në pesë javët e fundit ai paraqiti “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij./Radar.al
“Luli bëri Tramin në Tiranë”/ Basha-Ramës: Po tramin se deshe ti me Rame


