Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetim për publikimin e dosjeve Epstein

    Gabimi në Durrës/ Kontejneri me mallra të bllokuara dërgohet aksidentalisht në Pire, nis hetimi

    Shpërthime në Teheran, aktivizohet mbrojtja kundërajrore pas raportimeve për objektiva armiqësore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ristani: Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës

    March 21, 2025

    Anuela Ristani, kryetare e deleguar e bashkisë së Tiranës në një konferencë për mediet sot sqaroi se si po vijon puna në bashkinë e Tiranës.

    Sipas Ristanit, nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e kryeqytetit dhe se puna vijon me të njëjtin përkushtim.

    “Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, siç e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime të marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje, vetë”, u shpreh Ristani.

    “Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj”, tha Ristani.

    Sipas saj “ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do t’na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës”.

    Ristani ndau me gazetarët edhe një “mesazh personal”, ku theksoi se asgjë nuk e zbeh respektin dhe besimin që ka ndërtuar me Veliajn.

    “Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

    “Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës”, tha Ristani.

    “Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në info@bashkia.al”, nënvizoi ajo.

    anuela ristani bashkia tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetim për publikimin e dosjeve Epstein

    April 23, 2026

    Gabimi në Durrës/ Kontejneri me mallra të bllokuara dërgohet aksidentalisht në Pire, nis hetimi

    April 23, 2026

    Shpërthime në Teheran, aktivizohet mbrojtja kundërajrore pas raportimeve për objektiva armiqësore

    April 23, 2026

    Tronditëse, ish-Missi gjendet e v*arë në apartament, hetimet fokusohen te vjehrra

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.