Ish-mbretëresha e bukurisë Carolina Flores Gomez, 27 vjeçe, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Mexico City, me një plagë nga armë zjarri në kokë.
Sipas mediave meksikane, ajo u gjet pa shenja jete në banesën e saj në zonën Polanco, ndërsa autoritetet kanë hapur hetim për vrasje me dashje. Gomez kishte fituar në vitin 2017 titullin Miss Teen Universe në Baja California.
Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur më 15 prill, ndërsa trupi i saj është zbuluar një ditë më vonë. Në momentin e incidentit, dyshohet se në banesë ndodheshin edhe bashkëshorti i saj, Alejandro Gomez, dhe vjehrra, Erika Maria.
Policia meksikane po shqyrton të gjitha pistat e mundshme, ndërsa hetimi është përqendruar edhe te rrethi familjar, përfshirë vjehrrën e saj, e cila po merret në konsideratë si një nga personat kyç në çështje.
Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe vonesën në njoftimin e ngjarjes, e cila sipas raportimeve është raportuar me një ditë vonesë.


