Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani: SHBA goditi centralin bërthamor në ndërtim në Darkhovin

    Sistemi i ri kufitar i BE-së sjell pritje më të gjata në aeroporte, paralajmërim për udhëtarët

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

    July 19, 2026
    Screenshot

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me një motomjet me katër rrota.

    Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, në një sipërfaqe bregdetare jashtë zonës rrugore. Dyshohet se Mehmeti ka humbur kontrollin e motomjetit, i cili është përmbysur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

    Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar me inicialet K. S., i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Nga verifikimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur jashtë rrugës dhe nuk ka pasur përfshirje të mjeteve të tjera apo përdoruesve të rrugës.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit Enrik Mehmeti, rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi Enrik Mehmeti, ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

    Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

    Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani: SHBA goditi centralin bërthamor në ndërtim në Darkhovin

    July 19, 2026

    Sistemi i ri kufitar i BE-së sjell pritje më të gjata në aeroporte, paralajmërim për udhëtarët

    July 19, 2026

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    July 19, 2026

    Infantino “ndez” finalen e Botërorit 2026: Kjo është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.