Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga mot i kthjellët dhe temperatura shumë të larta, me termometrin që pritet të arrijë deri në 40°C në disa qytete të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme në të gjithë territorin, ndërsa vetëm në zonat malore të veriut do të shfaqen vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
🌡️ Temperaturat e parashikuara:
- Shkodër: 23°C / 37°C
- Kukës: 20°C / 35°C
- Lezhë: 21°C / 36°C
- Dibër: 18°C / 35°C
- Durrës: 22°C / 37°C
- Tiranë: 25°C / 39°C
- Elbasan: 24°C / 40°C
- Berat: 18°C / 40°C
- Vlorë: 22°C / 37°C
- Korçë: 19°C / 34°C
- Gjirokastër: 19°C / 40°C
- Sarandë: 23°C / 37°C


