Dita e sotme ka qenë goxha e tensionuar brenda shtëpisë së “BBVA4”.
Pas përplasjeve mes Gjestit, Olës dhe Rizartës, banorët që kanë debatuar janë Rozana dhe Aldo.
Tema e debatit mes dyshes në fjalë mësohet të ketë qenë Jozi.
Regjisori e pyeti këngëtaren se pse ndryshoi mendim rreth Jozit.
Rozana iu shpreh Aldos se e gjitha ndodhi pasi Jozi i kërkoi një sqarim sa i përket përplasjeve apo ofendimeve që banori bëri ndaj saj.
Në një moment ajo shikohet e bezdisur nga “hetimi” i kryer nga Aldo dhe i kërkon atij ta lërë të qetë që të shijojë këtë ditë të bukur me diell.
Mirëpo ky i fundit e acaroi akoma më shumë me një koment të pahijshëm: “Trego prapanicën se e ke zakon” i tha Aldo banores.
Pjesë nga debati:
Aldo: Të pyes ty për ty.
Rozana: Pyet Jozin.
Aldo: Për qëndrimin tënd? Muhabetet që bëni nuk më interesojnë fare.
Rozana: Ti je skuth gjatë gjithë kohës.
Aldo: Ti je me raste.
Rozana: Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu.
Aldo: Në ndryshim me mua?
Rozana: Po ta them dhe një gjë tjetër. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë.
Aldo: Pse acarohesh? Nuk të jap humor ty.
Rozana: Po nuk ke humor se duhet t’a kesh të lindur.
Aldo: Unë mbaj qëndrim.
Rozana: E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty.
Aldo: Ça po thua?
Rozana: Nuk dua fare të të kthej përgjigje.
Aldo: Po bëj monolog.
Rozana: Fol me shpinën time.
Aldo: Trego prapanicën se e ke zakon.
Rozana: Po aty të shkojnë sytë ty, unë kam dhe shpinë këtu. Pse të shkojnë sytë te celuliti? Pse të shkojnë sytë te vajzat që janë si rrugaçe?
Aldo: Si rrugaçe?
Rozana: Ti je i fëlliqur, je përndjekjes i vajzave.


