Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Porositi vrasjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    BSH: Qytetarët morën 470 milionë euro kredi për konsum në 2024-n

    March 21, 2025

    TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit 2024 arriti në 47.2 miliardë lekë ose rreth 470 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2024). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve. Krahasuar me vitin 2023, kredia konsumatore ka shënuar një rritje mjaft të lartë, me 25% më shumë.

    Huadhënia konsumatore është e përqendruar në pjesën dërrmuese në monedhën vendase. Më shumë se 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë vitin e kaluar ka qenë në lekë. Rritja e kredisë paraqitet mjaft e lartë si në segmentin e mallrave të qëndrueshme, ashtu edhe në atë për mallra jo të qëndrueshme.

    Mallrat e qëndrueshme në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.

    Në fund të vitit të kaluar, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 64.2 miliardë lekëve ose rreth 654 milionë eurove. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë konsumatore është zgjeruar me 15%. Për shkak se kredia konsumatore ka afate më të shkurtra maturimi, edhe amortizimi i portofolit është relativisht i shpejtë, çka bën që zakonisht zmadhimi i portofolit të jetë më i ngadaltë krahasuar me rritjen e kredisë së re.

    Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore në Shqipëri dominohet nga financimet për mallra jo të qëndrueshme, që përbëjnë 58% të portofolit total, e ndjekur nga kredia për mallra të qëndrueshme me 32%. Pjesa e mbetur, prej rreth 10% konsiston në overdrafte të tërhequra nga individët.

    Rritja e kredisë konsumatore po konfirmon ecurinë pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit. E gjithë kredia e re për individët vitin e kaluar arriti vlerën prej 106.7 miliardë lekësh, me një rritje prej më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.

    Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Përveç kontributit të turizmit, duket se konsumi privat në ekonomi po mbështetet edhe nga cikli në rritje i kreditimit të konsumatorëve vendas nga sektori bankar.

    Gjithashtu, ecuria e mirë e tregut të punës, karakterizuar nga norma papunësie pranë niveleve më të ulëta historike dhe rritja dyshifrore e pagave, në vetvete përbëjnë premisa pozitive për të mbështetur rritjen e kredisë konsumatore në ekonomi./Monitor

    2024 470 milionë euro kredi banka e shqiperise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Porositi vrasjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm

    April 21, 2026

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    April 21, 2026

    Operacion antidr*gë në Tiranë/ Lëshohen 30 urdhër arreste, goditen disa grupe kri*inale

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.