Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur e sotme në aksin Burrel – Klos.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi shtetasi L.D., 52 vjeç i cili drejtonte një furgon pasagjerësh ka përplasur një të mitur, 4 vjeç.
Më tej thuhet se në momentin fatal, i mituri ishte duke kaluar rrugën.
Për rrjedhojë ky i fundit për shkak të plagëve të marra është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Deri më tani raportohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.


