Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i partisë, ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.
Rama përmend faktin se Basha jep premtime të cilat momentalisht janë të parealizueshme për Shqipërinë.
“Nga ana tjetër, vota e 11 Majit, është vota për pasaportën. Ça thonë se nuk na anëtarëve në BE, po na premton pasaportën. Pasaportën europiane e merr kur hyn në BE. Vetëm Luli ua sjell ndryshe. Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku, ia ka vënë emërimin ‘koalicioni euroatlantik’ dhe premton heqjen e vizave me SHBA-në. Vetëm Luli mund t’i bëjë këto“.


