Pas shumë kritika të marra për aksesueshmërinë e shqiptarëve në platformën “TikTok” ditën e sotme u mësua afati përfundimtar i bllokimit të aksesit në këtë aplikacion.
“Teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Brenda 10-15 ditësh normalisht do të jetë blackout”, tha Rama.
Gjithashtu gjatë një takimi me mësues të qarkut të Fierit, kryeministri komentoi dhe protestën e opozitës.
Sipas tij tregoi refuzimin e shqiptarëve me forcën që e organizoi, refuzim që kërkon të tregohet me votë dhe në 11 Maj.
Mësuesit e pranishëm që e pyetën se kur do të ndodhë rritja e radhës së pagave të tyre, Rama i siguron se është pjesë e programit qeverisës në mandatin e 4, program që do prezantohet brenda pak ditësh.
Më tej kryeminstri i vendit shtoi se socialistët kanë objektiva konkrete dhe reale ndryshe nga sa premtojnë kundërshtarët, përfshirë dhe partitë e reja, qësipas tij bëjnë premtime sureale.


