Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit: Çka tash?

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Ndërroi jetë pas ndërhyrjes estetike, 4 vite burg për gruan që i injektoi silikon modeles së njohur

    June 19, 2026

    SHBA– Autoritetet kanë dënuar me 4 vite burg gruan që i injektoi silikon modeles së njohur të OnlyFans. Bëhet me dije se kozmetologia pa licencë është dënuar me katër vjet burg në SHBA pasi kreu një procedurë të paligjshme estetike që çoi në vdekjen e modeles së OnlyFans, Christina Ashten Gourkani, e njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian.

    Bazuar në atë që raportojnë mediat amerikane NBC Bay Area dhe San Francisco Chronicle, Vivian Alexandra Gomez u dënua më 15 qershor në lidhje me vdekjen e 34-vjeçares Gourkani, e cila ndërroi jetë në prill të vitit 2023.

    Prokurorët thanë se Gomez kishte udhëtuar nga Florida në Kaliforni për t’i kryer modeles injeksione të paligjshme silikoni në të pasme, brenda një dhome hoteli pranë San Franciskos. Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut San Mateo, menjëherë pas procedurës, Gourkani pësoi komplikacione të rënda shëndetësore dhe humbi jetën.

    Në mars të këtij viti, Gomez u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe ushtrim të mjekësisë pa licencë. Prokuroria deklaroi se viktima u sëmur menjëherë pas injeksioneve dhe vdiq si pasojë e dështimit të frymëmarrjes.

    Prokurori i Qarkut San Mateo, Steve Ëagstaffe, kishte deklaruar më herët se Gourkani pësoi arrest kardiak më 20 prill 2023. Sipas autoriteteve, gjatë hetimeve u zbulua prania e silikonit në qarkullimin e gjakut të saj.

    Ekspertët paralajmërojnë se injeksionet e paligjshme me silikon përbëjnë rrezik serioz për jetën. Kirurgu plastik Michael K. Obeng ka shpjeguar se silikoni dhe substanca të tjera të huaja mund të migrojnë në organizëm, duke shkaktuar infeksione, deformime të indeve dhe, në raste të caktuara, bllokim të enëve të gjakut.

    Sipas NBC Bay Area, Gomez u largua nga Kalifornia menjëherë pas procedurës dhe u kthye në Florida, ku më pas u arrestua në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Qarkut San Mateo. Ajo u ekstradua më pas në Kaliforni për t’u përballur me drejtësinë.

    Avokati i saj deklaroi për NBC Bay Area se klientja e tij kishte qenë e gatshme të pranonte përgjegjësinë për akuzën e vrasjes nga pakujdesia që në fazat e hershme të procesit. Rasti ka rikthyer vëmendjen mbi rreziqet e procedurave estetike të kryera nga persona të paautorizuar dhe jashtë ambienteve të licencuara mjekësore./Radar.al

    Kalifornia OnlyFans
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit: Çka tash?

    June 19, 2026

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    June 19, 2026

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    June 19, 2026

    Të akuzuar për rrëmbimin dhe vr*sjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.