Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një takim me mësuesit e Lushnjës.
Përgjatë bisedës me ata, Rama foli edhe për fushatën elektorale dhe kundërshtarët politikë.
Kryeministri u shpreh se Ps është opsioni më i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij mbetet një parti e re, në kuptimin se u ofron të rinjve të integrohen në jetën parlamentare.
Më tej Rama ironizon ]partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë.
Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendos babanë e tij.
Edi Rama: Partinë më të re e ofrojmë ne, ne japim mundësinë që të rinjtë kanë që të shkojnë në parlament, sepse parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush dhe të bërtasin jemi rinia e të shajnë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të lozi, sepse në është hapur një dritare e jashtëzakonshme.


