TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka qenë i ftuar sëfundmi në “Andale” ku gjatë intervistës ka zhvilluar edhe një lojë, në të cilën duhet të gjente personazhin në foto.
Në foto ishte një nga kolegët e tij demokrat, Gazmend Bardhi, dhe ai arriti ta gjente përmes disa pyetjeve në lidhje me karakterin e personazhit.
Në fund Korreshi tha: mos është Gaz Brava ky, duke mos ia shprehur mbiemrin sikurse e ka në të vërtetë.
Korresh: Kam vesh një çik fustan eee?
Në shtëpi ka shumë gjasa që po. Kur është vet.
Korreshi: Hyn tek kategoria ‘female’.
Jo është burrë.
Korreshi: Është burrë, mirë. Shyqyr zotit. Po kësaj rradhe është nga partia ime.
Totalisht që po.
Korreshi: Qyqja bir. Po qe nga partia ime…
Nga PD je apo jo?
Korreshi: Ma kanë hequr Non Gratën tani në fund?
S’ka patur ndonjëherë Non Grata ky.
Korreshi: Shumë mirë. Mos është Gaz Brava ky?
More e gjeti Gaz Bardhin, po pse i thonë Gaz Brava këtij?
Korreshi: Sepse e kam shok edhe përtej PD-së./Radar.al
https://www.instagram.com/reel/DZvYvsgDpxX/?igsh=c3FkYjhvaDc3M3hl


