Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Replikat mes tyre. Rama-Bashës: Veç unë besova se je gjallë

    March 17, 2025
    Replikat mes tyre. Rama-Bashës: Veç unë besova se je gjallë

    Kryeministri Edi Rama si dhe kryetari i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha së fundmi në rrjet  janë përfshirë në replika mes njëri-tjetrit.

    Replikat mes tyre në rrjet nisën nga një deklaratë e Bashës, i cili iu përgjigj një ironie të mëparshme të Ramës: “O Ramë kishte pyetur ku është Luli. Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë,” – tha Basha në një video nga takimet e tij.

    Për rrjedhojë nëpërmjet rubrikës “Çkemi ndonjë të re”, Rama reagoi me ironi duke i kujtuar lajmin fake që qarkulloi në rrejt se Basha kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

    Kryeministri me ironi u shpreh se vetëm ai e besoi që ishte gjallë.

    “Po mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Vdiq Luli, thanë… vetëm unë s’e besova, se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul!”, tha Rama. 

    Ndërsa pyetjes së Bashës se përse është “fshehur në bodrum”, Rama i përgjigjet me ironi se ka frikë se Basha do fitojë prapë zgjedhjet.

    Pjesë nga replikat mes politikanëve në fjalë:

    Basha: O Rame kishte pyetur ku është Luli. Ja me ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë.

    Rama: Po mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Po si thanë? Vdiq Luli! Vetëm unë se besova, se e di qe je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x 7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul! Vetëm se kur dole the jam gjallë, aty thashë mos, po rren!

    Basha: Ja ku e ke Lulin me Oriola Pampurin, me demokratët euro-atlantikë, në Ali Dem jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë me kandidatë të tjerë.

    Rama: I ndeze motorrat eee? Po shyqyr mer Lul, i madh je dhe bravo Orioles dhe euro-atlantikëve që s’të lanë vetëm, se misioni yt për të me larguar mua duhet te vazhdoje, plus qe kush vjen me ty fiton edhe kur humb!

    Basha: Këtu jemi more Ramë. Po ti ku je more Ramë?

    Rama: Aty ku me ke lënë Lul, sipër çadrës tënde! Eh ca kohe ajo, ti poshtë meje aty duke këndu himnin kombëtar dhe unë qe punoja lart, me zërin tënd ne sfond! Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me xhepin plot me mesazhet e doktorit tënd që të çonte zemra në iphone.  

    Basha: Hajde more Ramë dil nga bodrumi, mos rri në bodrum. Pse ke frikë more Ramë?

    Rama: Jam trembur Lul, e vërtetë, jam trembur shumë se ti do fitosh prapë..

    Lulzim Basha ndahet nga jeta Rama-Bashës replikat mes politikaneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.