MAQEDONI E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të vendosë për shpalljen e 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
Siç shkruan Alsat.mk do të merret një vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha klubet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.
Kujtojmë se deri më tani bilanci i viktimave ka shkuar në 59, mes tyre edhe një polic, ndërsa janë plagosur 159 të tjerë./Radar.al


