Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    March 16, 2025

    TIRANË-The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm pak muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë.

    Përmes një spektakli unik, Filip Plein zgjodhi që të vijë personalisht në Tiranë për të prezantuar këtë bashkëpunim të ri me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial.

    Stilisti i njohur Philipp Plein e cilësoi këtë project si një nga më unikët në fushën e shërbimeve por jo vetëm.

    “Më duhet të falenderoj partnerët që janë këtu me mua me të cilët po bëjmë të mundur këtë projekt. Ne nuk flasim thjesht për ndërtesa, ne flasim për hospitalizim, luksin, argëtim, rezidenca luksoze, hotele. Ne flasim për një vend ku njerëzit vijnë sëbashku për të festuar, për të kërcyer, dashuruar dhe shijuar. Ju s’duhet të shkoni më në Dubai apo në Miami. Ju s’duhet të shkoni më në Milano për të vizituar Plein Hotel, ju e keni këtu në qendër të Tiranës”, theksoi Plein.

    Administratori i “X One”, Ylli Ujka, u shpreh se është hera e parë që stilisti me famë botërore Philip Plein vjen në Shqipëri jo për vizitë, por për një nga projektet më unike.

    “Vlerën e shton stilisti me famë botërore që sjell gjithë gamën e tij në Grand Park Skyline. Tashmë edhe Tirana ka zonën e modës. Tirana do të jetë si Parisi, Londra, Milano, me rezidencën Philip Plein”, tha Ujka.

    Edhe ortaku tjetër Cesk Ivanaj nënvizon se kjo është sipërmarrja më e madhe për imazhin e vendit tonë.

    “Për ne kjo ditë është shumë shumë e veçantë, sepse kemi nderin dhe kënaqësinë të kemi brandin e njohur “Philip Plein” në projektin tonë Grand Park Skyline. Me eksperiencën që ka Philip Plein, sigurisht që ky projekt do të jetë më uniku në Europë”, shtoi Ivanaj.

    Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.

    Kullat e projektuara përfshijnë një hotel me 5-yje, që tani do të mbajë emrin brand The Plein Hotel, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca me shërbime 24/7, e menduar për një klientelë të zgjedhur.

    Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez ‘Sukaru Ba’ dhe një klub ekskluziv ‘Crystal Beach’, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos.

    Çdo detaj i projektit do të reflektojë brandin e markës, me një dizajn unik dhe një ofertë shërbimesh që do të pasqyrojë luksin dhe stilin karakteristik të Philipp Plein. Dizajni i brendshëm do të kurohet personalisht nga fashion designer-i bavarez dhe ekipi i tij i arkitektëve, për të garantuar një eksperiencë unike dhe në koherencë me vlerat e markës së famshme.

    Ky projekt ambicioz përfaqëson jo vetëm një hap domethënës për zgjerimin ndërkombëtar të markës, por konsolidon edhe pozicionin e X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri. Koha e parashikuar e ndërtimit të Grand Park Skyline është afërsisht 5 vjet, me një hapje të pritshme rreth vitit 2030, ndërkohë që prenotimet për rezidencat e luksit kanë filluar prej një muaji.

    Për Grupin Plein, kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të markës Philipp Plein dhe të pikave të saj të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë./Radar.al

     

    Çesk ivanaj Grand Park Skyline Philipp Plein Philipp Plein ne Tirane The Plein Hotel ylli ujka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.